Ballistët e Tetovës e përkrahin Kosovën në duel me Maqedoninë e Veriut

Kanë mbetur edhe dy muaj për takimin në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Gjysmëfinalja në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në Shkup, në Filip Arena dhe fitorja në këtë ndeshje do të thotë kalim në finale ku çifti do të përballet me çiftin Gjeorgji-Bjellorusi.

E për këtë takim tifo grupi Dardanët kanë marrë një mbështetje të madhe sonte.

Edhe pse nga Maqedonia, tifo-grupi më i zjarrtë në këtë shtet, Ballistët nga Tetova kanë vendosur që të jenë në krah të Kosovës në këtë ndeshje.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Dardanëve në Facebook.

“Tifo-grupi nga Tetova – Ballistët, i bashkohen Dardanëve për ndeshjën gjysëm-finale kundër maqedonëve. Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjtën e 26 marsit. Kosova në EURO2020!”, shkruan në këtë njoftim.


Shtuar 27.01.2020 21:05