Zelensky njofton ndalimin e 11 partive pro-ruse

Presidenti i Ukrainës ka njoftuar kufizime në aktivitetet e 11 partive politike në vend, duke përfshirë disa të akuzuar për lidhje me shtetin rus.

Në një videp të postuar gjatë natës, Presidenti Volodymyr Zelensky renditi disa emra, duke përfshirë Platformën e Opozitës, Për Jetën, një nga partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.

Partitë e tjera të kufizuara përfshijnë Bllokun e Opozitës, Partinë e Sheriatit, Jonën, Opozitën e Majtë, Bashkimin e Forcave të Majtë, Shtetin, Partinë Socialiste Progresive të Ukrainës, Partinë Socialiste Ukraina, Socialistët dhe Bllokun Vladimir Saldo.

Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të veprojë menjëherë për të zbatuar ndalimin, për të cilin Zelensky tha se do të zgjasë për aq kohë sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.