Ali Ahmeti për Ramën në Beograd: Është koha të falim, jo të hakmerremi (VIDEO)
Ali Ahmeti mendon se vizita e Edi Ramës në Beograd ka shumë rëndësi.

“S’kemi rrugë tjetër duhet të pajtohemi. Pajtohet Gjermania, Franca me 14 mijë fëmijë të vrarë. Ne duhet të falim, sepse ne jemi ata që kemi pësuar. Po çdo hakmarrje do të na siguronte ne një ditë më të mirë?”, tha Ahmeti në një intervistë për Ora News.

Ahmeti në këtë intervistë e shpjegon edhe metaforën që përdori në takimin me Ilir Metën, ku Tirana luan rolin e nënës për shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni.

“Nëna sido që të jetë, me shëndet, e dobët përsëri ngelet nënë dhe nga më të mirat, pavarësisht shëndetit. Po flas në mënyrë simbolike, djemëve dhe vajzave nuk duhet tu rritet mendja se mund të jenë më të mënçur se nëna. Me qinda dhe mijëra luftëtarë kanë ngrënë bukë dhe janë përgatitur dhe kanë shkuar në beteja dhe nuk janë kthyer më te nënat dhe nëna dhe dhimbje për këtë. Këto bëma të mëdha si në legjenda, por që janë të vërteta ne nuk do t’i harrojmë.”, shtoi lideri i BDI-së.

Ndërsa, sa i përket Kosovës, Ahmeti mendon se nëse liderët nuk gjejnë dot zgjidhje, le të shkohet në zgjedhje të reja. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2014, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori