Tërmeti shkund Italinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Italinë mëngjesin e kësaj të mërkure, 5 korrik 2023.

Tërmeti është riregjistruar rreth orës 06:07 të mëngjesit në zonën e Cesaro.

Mediet ne Itali bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 19 kilometra. Pak minuta pas tërmetit të parë u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 2 rihter.

Nuk është raportuar për dëme materiale e as të lënduar. Autoritetet në Itali ka qenë në kontakt me strukturat vendore të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile./albeu.com/


Shtuar 5.07.2023 10:36