SHBA-të nisin luftanijet drejt Kinës (VIDEO & FOTO)

Marina amerikane ka vendosur një nga aeroplanmbajtëset më të fuqishme pranë ujërave të kontestuara të Kinës, pas paralajmërimeve të përsëritura nga Pekini.

Aeroplanmbajtësi "Carl Vinson" ka filluar 'patrullimet rutine' në Detin e Kinës Jugore, i mbështetur nga një flotë luftanijesh.

Kina pretendon sovranitetin mbi këto ujëra, të cilat përbëhen nga disa ishuj artificialë dhe shkëmbinj nënujorë, shkruan "BBC".

Kujtojmë se vendosja e flotës dhe aeroplanmbajtësit amerikan filloi të shtunën, vetëm pak ditë pasi Kina lëshoi një paralajmërim të ashpër për të qëndruar larg nga zona. /albeu.com/


Shtuar më 19/02/2017, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori