"Al Jazeera" shkruan për shitësin shqiptar të kikirikëve që ëndërron të bëhet biznesmen (VIDEO)
"Paraja nuk është gjithçka", ka thënë për "Al Jazeera", 15-vjeçari Ardian Ruhani, i cili shet kikirikë në rrugët e Prishtinës.

Ruhani, i cili flet një anglishte të rrjedhshme, tregon për "Al Jazeera" se si i fiton paratë me të cilat ndihmon familjen e tij, dhe pse thotë se është i kënaqur me punën që bën pasi sipas tij, fiton para mjaftueshëm për të mbajtur familjen.

"Shes vërtetë shumë. Çdo njeriu që i pëlqejë unë, më thërrasin dhe më thonë 'eja këtu', unë i them 'çfarë', dhe më thonë 'unë dua të blejë diçka nga ty dhe dua të japë 10 euro' apo nganjëherë më japin 20 euro e më thonë të shkojë në shtëpi sepse të rrish këtu nuk është mirë për mua", rrëfen Ardiani.

I pyetur se cila është dëshira e tij për të ardhmen, Ardiani thotë se ëndërron të bëhet një biznesmen i suksesshëm. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori