Aktorja e famshme shqiptare martohet me të dashurin më 4 fëmijë (VIDEO)
Pas thuajse një viti fejesë, aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku është martuar me partnerin e saj Peter Palandijan.

Dushku dhe 54-vjeçari, drejtor në një kompani ndërkombëtare imobiliare dhe ish-lojtar tenisi, kanë lidhur kurorë në një ceremoni private në Boston.

Ndër të paktët që kanë publikuar pamje nga martesa e çiftit ka qenë fotografi Fadil Berisha, i cili njihet si një mik i mirë i aktores.

Në videot e shpërndara nga fotografi shihet se një pjesë të dasmës, Eliza e ka ndarë me turin e biçikletve të qytetit të Bostonit, ndërsa nusja shihet e veshur me një kostum të bardhë, shkruan Icon Style.

Në një tjetër video, Eliza duket rrëzëllitëse me një fustan tepër elegant të bardhë, teksa ecën përkrah bashkëshortit të saj, i cili vjen nga një martesë e mëparshme nga e cila ka 4 fëmijë. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori