Aksion në rrugët e Tiranës, 83 shoferë të gjobitur tek Komuna e Parisit (VIDEO)
Pëlqej
Policia e Tiranës ka vazhduar kontrollet e rrepta nëpër rrugët e kryeqytetit për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e ligjit.

Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën “Medar Shtylla”, zona e njohur si Komuna e Parisit, e cila eshte nje zone problematike sa i perket vendeve te parkimit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori