Aksidenti tragjik i Rumanisë, homazhe për oficerin Dervina (VIDEO)
Oficeri i policisë shqiptare që vdiq në Rumani u përcoll me nderime në banesën e fundit. Homazhet u zhvilluan në hollin e teatrit “Skampa” në Elbasan. Ervin Miraku (Dervina) humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani ndërsa kthehej nga ditëlindja e bashkëshortes së tij.


Në homozhe ishin të pranishëm disa qindra miq, të afërm, familjarë, drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga Garda e Republikës, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë dhe jo vetëm.


Kurora u vendosën edhe nga ambasada e Rumanisë dhe shumë institucione të tjera. Ai ishte me detyrë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC). Në këtë aksident humbi jetën edhe bashkëshortja e tij rumune.

Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë. Sikurse raportuan mediat rumune, Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.

Ervin Miraku (Dervina) ishte një student i shkëlqyer dhe kishte 12 vjet që punonte në Trup Diplomatik.
Shtuar më 26/05/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori