Aksident në Durrës-Tiranë, makina kthehet përmbys në autostradë (VIDEO)
Pëlqej
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, ku një makinë është kthyer përmbys.

Mjeti me targa AA 689 SI ka humbur kontrollin dhe si pasojë është batuar në njërin krah duke u përplasur me murin metalik mbrojtës të autostradës.

Nga informacionet paraprake, mëson se drejtuesi ka pësuar plagë të lehta, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, shkruan Durrëslajm.

Shkak paraprak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i makinës. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori