Aksident me makinën e blinduar tek "Shqiponja", Policia jep detajet: Shoferi ndodhet në spital (VIDEO)
Një makinë e blinduar me targa ruse është përfshirë në një aksident në Tiranë.

Sipas raportimeve, makina është gjetur e përmbysur në sheshin "Shqiponja" rreth orës 22:00, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit.

Mësohet se makina është Benz G-Class.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak


"Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga" njofton policia.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtesi i mjetit, i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.
Shtuar më 12/09/2019, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori