Aksident i frikshëm në kufi, BMW-ja me shpejtësinë e erës shkakton kërdinë (VIDEO)
Një tmerr i vërtetë mund të cilësohet një aksident i ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Shën Helenas, në aksin nacional që të çon drejt Zagrebit, kryeqyteti i Kroacisë.

Ndërkohë që automjetet prisnin për të kaluar në pikën kufitare, një BMW vjen me shpejtësi rrufe dhe përplaset pranë traut, duke shkaktuar katër të plagosur. Raportohet se tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

makinën e përplasur ndodhej një çift me fëmijën e tyre. Zjarrfikësve iu deshën 45 minuta për të nxjerrë familjen e re nga makina e shkatërruar.

Makina e parë fluturoi përtej kabinës së pagesave, por për fat, sportelisti nuk mori asnjë lëndim. Incidenti ndodhi rreth orës 12.40 të ditës së djeshme.
Shtuar më 12/07/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori