"Ajo ç'ka duhet të bëjmë", Ardit Gjebrea ndan këtë mesazh me të gjithë ndjekësit e tij (VIDEO)
Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka vendosur të ndajë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një video sensibilizuese lidhur me situatën aktuale në Shqipëri.

Ai i ka bërë thirrje të gjithëve të kenë kujdes këto ditë ku lajmi i virusit ‘Covid 19’ ka bërë xhiron e rrjetit.

“Sensibilizim dhe solidaritet. Kjo është ajo çka duhet të bëjmë të gjithë sot. Jam pranë çdo të prekuri me zemër dhe lutem që të jeni me shëndet të plotë të gjithë”, ka shkruar Gjebrea krah postimit më të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sensibilizimi nga të gjithë personazhet e njohur ditën e sotme ka qenë tepër i madh, duke i kërkuar të gjithë njerëzve të kujdesen për shëndetin e tyre dhe njerëzve rreth tyre.

Shtuar më 11/03/2020, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori