"Ai biznes, unë komedi", Bes Kallaku thumbon publikisht Ermal Mamaqin (VIDEO)
Miqësia e Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit është zbehur ndjeshëm, të paktën kjo reflektohet qartë në sytë e publikut.

Dyshohet se aktorët janë në një konkurencë të hapur me njëri-tjetrin për shkak se të dy i janë futur kinematografisë.

Por të dy aktorët munguan në primierën e filamve të njëri-tjetrit.

I ftuar ditën e djeshme në "Shiko kush Luan", Bes Kallaku u pyet rreth kësaj çështje për të cilën asnjëri nga artistën nuk kishte folur deri më tani.

"Thashethemet thonë që ka rivalitet mes teje dhe Mamaqit, po konkuroni njëri-tjetrin. Na trego të vërtetën e marrëdhënies tuaj dhe pse nuk ishte Ermali në premierën e filmit tuaj?" është pyetur Besi.

"Kjo është bërë legjendë, që ka konkurencë mes meje dhe Ermalit. Unë dhe Ermali jemi dy çuna që punojmë. Ermali ishte jashtështetit kur kisha premierën e filmit.

Pastaj nuk kemi rivalitet thjesht Ermali është biznesmen, unë jam humorist. Ermali bën biznes kurse unë bëj komedi. Ky është perceptimi im", është përgjigjur Bes Kallaku.

Por Rezart Veleshnja i cili ishte edhe aktor në filmin e Mamaqit nuk ka qëndruar në heshtje.

"O Besi thuaj çfarë të duash, por "2 Gisht mjaltë" kishte suksesin më të madh në historinë e filmave shqiptarë, tpaktën nga viti 2000 deri mbrapa./albeu.com

Shtuar më 29/12/2019, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori