Agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit: I thonë Amerikë këtu (FOTO-VIDEO)

Truproja e Erdoganit perplasen me agjentet amerikane
Qëndrimi i Presidentit turk në Uashington, Rexhep Taip Erdogan, përveç protestave dhe përplasjeve të shumta ka ofruar edhe këtë pamje.

Ky është momenti i pabesueshëm kur një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me një nga truprojat e Erdogan, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët në Uashington të enjten.

Udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.

Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e Presidentit turk shqyen parulla anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shqelma.

Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojes turke: "Kjo është Amerika". /albeu.com/


Shtuar më 03/04/2016, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori