EMRAT/”Jeni grup i dobët”, si nisi sherri në TikTok mes të rinjve në Durrës që përfundoi me dy të plagosur me armë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjën e djeshme, pak pas mesnate në Durrës, ku një 28-vjeçar ka palgosur me armë dy 21-vjeçar pas sherrit në TikTok.

Mësohet se Klajd Mansaku dhe grupi i tij kundërshtar Jugern Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri tjetrin.

Mario Vrioni pretendon se është muzikant dhe ka një grup muzikor i cili këndon muzikë moderne.

Klajdi ka komentuar duke e cilësuar grupin e tij që jeni grup i dobët dhe se nuk janë realë.

Pas kësaj Mario Vrioni është konfliktuar verbalisht duke ofenduar njëri-tjetrin. Pas kësaj kanë lënë që të takohen për sqarim dhe kanë shkuar me makinë që të takohen me Klajd Mansakun. Në ato momente ai ka hapur zjarr ndaj tyre.

Klajd Mansaku rezulton se është një personazh mjaft viral në rrjetet sociale. Ndërkohë ai u bë i njohur edhe pak kohë më parë si shok i reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’. Ky i fundit u përfshi pak kohë më parë me një sherr edhe me reperin Noizy.


Shtuar 15.04.2023 11:06

Tags: