21 raste të reja dhe vatër në Kurbin, si u “skuq” sot harta në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 21 raste të reja, duke çuar në 539 numrin e të prekurve në total nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi i mirë është pasi gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste


Shtuar 17.04.2020 09:34