A e uroi kush? Afrim Gashi i BESA-s bëhet hit me përgjigjen e tij (VIDEO)
Pëlqej
Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ që transmetohet në Top Channel, si duket nuk harron t’i ironizojë gafat politike edhe të politikanëve në Maqedoni.

Kësaj radhe në shenjëstër të emisionit, ka qenë kryetari i krahut të Shkupit nga radhët e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, shkruan Fol.

Afrim Gashi në emisionin ‘Click Plus’, ditë më parë tha se e kanë uruar të gjithë liderët e partive politike në Maqedoni, mirëpo privatisht.

Në fakt, gjatë pyetjeve të gazetarit, rezulton se as privatisht, as edhe publikisht nuk e ka uruar ndonjë lider i subjekteve politike.

Gashi, në një farë mënyre demanton vetëveten, sepse fillimisht thotë se të gjithë e kanë uruar, më pas hiqet si mashtrues i opinionit. Ky mashtrim, ndonëse një pjesë e opinionit nuk e kanë parë, por jo edhe t’i shpëtojë ‘Fiks Fare’-s. Për më shumë ndiqeni videon nga minuta 07:22.
Shtuar më 23/02/2018, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori