A e kërkoi Ilir Meta shkarkimin e Tahirit? Ja çfarë thotë Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme në “Top Story” të Sokol Ballës për shkarkimin e Tahirit. Gazetari e pyeti kryeministrin nëse ka qenë Ilir Meta ai që kërkoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

Por kryeministri u shpreh Tahiri nuk u shkarkua dhe se vetëm u lëviz për hir të fushatës.

Ai tha se me Metën e ka biseduar shkarkimin, por refuzoi të pranonte se ka qenë kreu i LSI-së që ka kërkuar shkarkimin, po aq sa edhe ndërkombëtarët.

“Nuk është shkarkim. Është lëvizje në një pozicion tjetër. Me metën e kam diskutuar, por nuk ma kërkoi ai shkarkimin e askujt. As ai dhe as ndërkombëtarët”, tha Rama./Albeu.com/
Shtuar më 13/03/2017, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori