A e dimë ne si lahen dhëmbët?! (VIDEO)
Larja e dhëmbëve është një ndër proceset që secili nga ne duket se është më i lehti dhe më i shpejti për tu realizuar, por sipas shkencëtarëve nuk është aq e lehtë sa duket.

Nëse i lani dhëmbët shpejt dhe me lëvizje horizontale, por njëkohësisht ushtroni dhe forcë mbi to, atëherë jo vetëm që po gaboni, por edhe po i shkaktoni atyre dëm.

Larja e shpejtë dhe me forcë jo vetëm që i dëmton, por as nuk i pastron. Kjo sepse ju nuk arrini të pastroni hapësirat midis dhëmbëve ku gjenden mbetjet ushqimore. Pikërisht këto hapësira janë pjesa e dhëmbit që duhen patur shumë kujdes, pasi aty formohen kavitete dhe sëmundje.

Sipas dentistes, Dr. Burhenne, ju duhet thjesht të vendosni furçën sipër dhëmbëve dhe ta lëvizni atë lehtë në mënyrë që të futet midis hapësirave. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2016, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori