"A do ma zgjasësh dorën!" Salsano Rrapi kopjon Eneda Tarifën në mënyrë epike (VIDEO)
Eneda Tarifa u shpall pak ditë më parë fituese e këtij edicioni të Këngës Magjike. Kënga “Ma zgjat dorën” u pëlqye shumë nga publiku dhe një performancë epike të saj ka bërë sot aktori dhe moderatori Salsano Rrapi.

Salsano shfaqet duke kënduar këngën e më pas dikush i tërheq dorën duke shkaktuar të qeshura me atë çfarë ndodh. “Ahahahha….lot i mbasdites. Në kuptimin e parë të fjalës … “Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës)”, shkruan Eneda krah kësaj videoje.

Kujtojmë që Eneda dhe Salsano dikur prezantonin bashkë “Portokallinë”.
Shtuar më 11/12/2019, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori