6 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, publikohet video e rrallë(VIDEO)
Në 20 nëntor të 2013 u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Ditën e nesërme shënohen plot gjashtë vite nga vdekja e tij dhe një prej miqve të politikanit, Çim Rexha ka publikuar një video të rrallë, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë.

Kjo video e shumë viteve më parë është vetëm 30 sekonda, pasi teknologjia e asaj periudhe nuk mundësonte më tepër filmim.

Pavarësisht këtij fakti, ajo që del në pah është talenti i Olldashit për muzikën, duke dalluar nga shumë figura të tjera të politikës.

Shtuar më 19/11/2019, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori