Van Gaal paralajmëron Ten Hag: Manchester United nuk është një ekip, por një klub komercial

Louis van Gaal i ka dhënë disa këshilla shokut të tij Erik ten Hag, i cili është favorit për të marrë drejtimin e stolit të Manchester United sezonin e ardhshëm. Trajneri holandez e njeh mirë mjedisin e “Djajve të Kuq” dhe paralajmëron trajnerin aktual të Ajax.

“Unë mendoj se Erik ten Hag është një njëri i madh dhe një trajner shumë i mirë, ai mund të jetë i duhuri për Manchester United. Por United është një klub komercial. Është një zgjedhje e vështirë për një trajner, mbase është më mirë të drejtosh një ekip futbolli se sa një klub komercial.

Natyrsht nuk dua të ndikoj te ai, por të ndihmojmë njëri tjetrin me eksperiencat.”/h.ll/albeu.com 


Shtuar 28.03.2022 19:31