300.000 njerëz në rrugët e Barcelonës, bllokohen edhe autostradat (VIDEO)
Rreth 300.000 njerëz kanë dalë ditën e sotme në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër dhunës policore gjatë referendumit për pavarësinë e ndaluar të Katalonjës.

Protestuesit kanë bllokuar autostradat ndërsa ditën e sotme janë mbyllur shkollat.

“Forcat okupuese jashtë” dhe “rrugët do të jetë gjithmonë tonë”, ishin thirrjet e protestuesve, të cilët u mblodhën në qendër të kryeqytetit katalanas në kohën kur krahina spanjolle kishte hyrë në grevë të përgjithshme.

Për shkak të protestës forcat e rendit janë shtuar në numër, madje janë mbikëqyrur edhe nga helikopterët. /albeu.com/
300.000 njerëz në rrugët e Barcelonës, bllokohen edhe autostradat

Shtuar më 03/10/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori