3 persona bien në pranga për trafikim drogë, policia publikon pamjet e aksionit (VIDEO)
Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion sot kumtoi se në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sektori për krim të organizuar dje ka zbatuar aksion për zbulim të grupit të organizuar që kryen vepra penale për trafikim ilegal të drogës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamjet e aksionit policor ku u arrestuan tre persona për trafikim me lëndë narkotike.

Aksioni i policisë dhe Prokurorisë Publike është realizuar mbrëmjen e djeshme në më shumë se tre lokacione të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori