Kapet gangsterja në Tiranë, policia i gjen pistoletë dhe ekstazi në banesë

Një 25-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është kapur me drogë dhe armë pa leje.

Në pranga ka rënë shtetësja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi policise

Tiranë, mbanin në banesë pistoletë dhe drogë, arrestohet 25-vjeçarja, në kërkim 2 të tjerë.

Shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe ekstazi.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/ 


Shtuar 4.06.2023 11:09