Asllani zbulon emocionet e ditëve të para me Interin dhe zgjedhjen e numrit 14

Kristjan Asllani flet pas ditëve të para me fanellën zikaltër duke u shprehur edhe një herë entuziast për eksperiencën me ekipin për të cilin ka bërë tifo që në fëmijëri.

“Mbaj të veshur fanellën me numrin 14, atë të Ivan Perisic i cili më ka shkruar duke më uruar fat dhe jam shumë i kënaqur. E kam zgjedhur sepse në 14 ka lindur vëllai im dhe kjo arritje është edhe për të.

Nuk kam asnjëherë shumë presion sepse në përgjithësi jam shumë i qetë. Me veten time jam kritik dhe shpesh herë shikoj ndeshjet e përpiqem të kuptoj ku mund të përmirësohem. Kur firmosa me Interin në fillim nuk e besoja por më pas provova një emocion shumë të bukur bashkë me familjen time. Jam shumë i lumtur”.