21 vite më parë, kur shqiptarët i thurnin vargje Rrapush Xhaferrit që i rropi nga xhepat (VIDEO)
Kanë kaluar afro 21 vite që nga koha kur është regjistruar video e mëposhtme, aty ku shfaqet bosi i firmës piramidale Rrapush Xhaferri në vizitën e tij në Këlcyrë dhe Përmet. Një video që përmbledh në portretin komik të gjithë mashtrimin e firmave piramidale.

Ku Rrapush Xhaferri flet para popullit si një shpëtimtar i madh, si një filantrop, si një baba shpirtëror që flet në emër të Naim Frashërit dhe u kujton qytetarëve që kanë dalë të presin se ai është një njeri zemërgjerë dhe nuk është një Harpagon koprac.

Të gjithë këto mburrësi Xhaferri i bën vetëm 7 ditë para se të shpallte falimentimin dhe ajo çka do të pasonte do të ishte një plagë që shqiptarët e përjetojnë edhe sot, pasi shumë prej tyre shitën shtëpinë dhe gjithë mallin ç’kishin për ti futur paratë të Rrapushi dhe bosët e tjerë piramidalë.

Ajo që e bën edhe më komike videon e mëposhtme është adhurimi që njerëzit kanë për Rrapush Xhaferrit, a thua se ai është Mesia që kishte zbritur në tokë për ti shpëtuar, dhe jo sikur të ishin ata vetë që kishin futur paratë të firma e tij.

Për ta bërë edhe më komike situatën, por edhe për të qarë njëkohësisht është grupi i Kolonjës që kishte ardhur në Përmet për të përshëndetur njeriun e madh të kombit, apo Gjeneral Rrapush Xhaferrin, siç e quante tashmë popullit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme të regjistruar nga “Tv Titanik” në Përmet për të kuptuar komicitetin në të cilin Shqipëria ndodhej 21 vite më parë.
Shtuar më 02/10/2017, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori