20 policë në shtëpi, kryefamiljari nga Veseli rrëfen tmerrin (VIDEO)
Pëlqej
Familja shqiptare Veseli nga fshati Slivnik i Velesit ankohet se është nën presion të hatashëm policor.

Kryefamiljari Sabir Veseli tregon tmerrin që ka përjetuar familja e tij dje në mëngjes kur mbi 20 policë i janë futur në shtëpi, duke e kërkuar djalin e tij Safitin.

Policia e ka kërkuar për gjoja vepër të kryer penale, por Sabiri thotë se bëhet fjalë për rast të montuar. Ai thotë se policia dhe paramilitarët maqedonas ia kanë vrarë njërin djalë në vitin 2001 dhe tani në këtë formë po i bëjnë presion të tërheqë procesin kundër vrasësve.

Djalin Tafilin ma vranë policia dhe paramilitarët maqedonas më 9 gusht të vitit 2001. Vrasësit e djalit tim dihen, por policia asnjëherë nuk i ka arrestuar.

Tani polica po më bën presion që të tërhiqem nga ky rast dhe të mos i padis vrasësit e birit tim, duke akuzuar djalin tim tjetër”, thotë Sabiri për Gazetën Lajm. Sabiri po ashtu rrëfen edhe për sjelljen e dhunshme dhe nënçmuese të policëve maqedonas ndaj tij.

Shtuar më 05/10/2017, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori