2 yje bashkë, gjejeni me kë po bashkëpunon Ylli Limani (VIDEO)
Pas shumë bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtarë të njohur shqiptarë, Ylli Limani është sërish gati të na thyejë zemrat.

Këtë herë ai ka bashkëpunuar me këngëtaren Yllka Kuqi dhe kënga del ditën e dielë.

Nga postimi i Yllkës në Instagram duket se kënga do të jetë mjaft e ndjerë dhe mezi po presim ta dëgjojmë

“Po vjen një këngë shumë e ndjerë, me shumë emocion, nga ne. Nga ky artist bukurosh, super talent, që i ka dhënë shumë shpirt këngës me fjalë të thjeshta e shumë të thella përplot emocion. Mezi po pres ta ndaj me ju këtë projekt kaq të përzemërt të dielën. Ju dua”, ka shkruar Yllka Kuqi.

Kujtojmë se këngëtarja kohët e fundit po përflitet për një shtatzëni të mundshme, por mesa duket ajo nuk ka ndërmend të largohet nga muzika për këtë shkak.

Shtuar më 18/10/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori