Një vit pas fejesës me modelen bukuroshe, Odise Roshi bëhët baba për herë të parë (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Kombëtars tonë dhe ekipit turk të Boluspor, Odise Roshi ka ndarë pak momente më parë në “Instagram” lajmin e mirë se është bërë baba për herë të parë.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjël i vogël”, shkruan fillimish 30 vjeçari, teksa më poshtë bën të publik edhe emrin e djalit, Rois.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odise Roshi (@roshiodise)

Kujtojmë se një vit më parë, në shtator të 2020, Roshi i dha fund beaqrisë dhe u fejua me modelen bukuroshe, Silvi Shkëmbi e cila sot është nëna e djalit të tij.

“Rraketa” nuk është duke kaluar një moment shumë pozitiv në karrierën e tij pasi në merkaton e verës që lam pas ai u largua nga Ahmat Grozny për t’u transferuar në ligën e dytë turke tek Boluspor ku ka një kontrat vetëm për një sezon.

Roshi ishte i grumbulluar nga Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares në fillimin e tetorit ku mori disa minuta që i majftuan për të treguar cilësitë e tij./albeu.com/

 


Shtuar 25.10.2021 09:50