15 doza kokainë, FNSH shtang Lushnjarin në mes të natës (VIDEO)
FNSH ka kryer kobtrolle të befasishme gjatë mbrëmjes së djeshme në Lushnje duke bllokuar edhe 15 doza të dyshuara si kokainë.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar në Lushnje Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje, të cilit iu kapën dozat e dyshuara të kokainës.

FNSH dhe Forcat Operacionale janë duke kryer aksione të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit në kuadër të operaiconit "Ndëshkimi i të fortëve".

Njoftimi i Policisë

Godet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Kontrolle nga policia e Lushnjes dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagracë një shpërndarës të drogave të forta.

Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike si dhe u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Shtuar më 12/11/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori