Itali, tutori shqiptar dhe pesë të tjerë torturojnë prostitutën dhe të dashurin e saj (VIDEO)
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Itali është zbardhur falë filmimeve nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë shqiptari dhe tutorët që torturojnë prostitutën dhe të dashurin e saj rumun.

E gjithë skena është filmuar nga telekamerat që ruanin zonën, duke bërë që policia të identifikojë agresorët. Tutori i vajzës, 24 vjeçari shqiptar Feliks Mustafa, u arrestua për "favorizim" dhe "shfrytëzim prostitucioni".

Bëhet fjalë për një shqiptar dhe pesë bashkëpunetorë të tij, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj një prostitute dhe të dashurit të saj, që kërkonte t’a largonte nga rruga.

Ky i fundit ishte një ish klient, i cili ishte dashuruar pas vajzës. Sulmi ka ndodhur në një benzinato në Bolonja të Italisë. Sipas policisë, në datën 18 korrik, shqiptari dhe pesë bashkëpunetorët e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë, në momentin që ata janë përpjekur për të larguar me forcë në një makinë tip BMW, vajzen e cila punonte në rrugë.

Më tej, të rinjtë kanë shoqëruar në një zonë të izoluar rumunin, i cili kërkonte të fejohej me vajzën. Pamjet filmike kanë regjistruar dhe momentin kur tutorët marrin me vete të dashurin e vajzës, së bashku me makinën e tij.

Lidhur me këtë akt të rëndë, pas disa ditësh vajza ka bërë denoncimin në polici dhe ka treguar ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori