Vrasja dhe plagosja në Gjilan, identifikohen viktima dhe i plagosuri

Janë identifikuar viktima dhe i plagosuri nga ngjarja e rëndë që ndodhi para pak minutash në Gjilan të Kosovës.

Sipas informacioneve, i plagosuri është Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i Gjilanit, kurse viktima është Egzon Rafuna.

Ndërkohë ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com/

 


Shtuar 8.11.2021 23:07