“Nuk mban me ujë pilafi”, sot qytetarët në protestës kundër rritjes së çmimeve

“Nuk mban më ujë pilafi”, duke iu referuar rritjes së frikshme të çmimeve të të gjithë produkteve, veçanërisht naftës dhe ushqimeve të shportës, qytetarët sot do të dalin në prostestë.

Një njoftim është shpërndarë me shpejtësi në media dhe në rrjetet sociale, dy ditë më parë, ku është zbuluar vendi dhe intinerari që do të ndiqet.

Qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 në sheshin “Skëndërbej” për të marshuar më pas drejt kryeministrisë./albeu.com