Koronavirusi, shënohet vdekja e parë në SHBA

Një person në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi, duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik.

Sipas Zërit të Amerikës, zyrtarët e shëndetit publik në SHBA, nuk dhanë shumë detaje ndërsa paralajmëruan një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës.

Të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus tek një tjetër person që autoritetet thonë se nuk e dinë origjinën e infektimit të tij.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit.

Koronavirusi u përhap të premten edhe në shtatë vende të tjera duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rrisë alarmin e rrezikut në nivelin më të lartë.

Meksika, Nigeria, Zelanda e Re, Lituania, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Islanda raportuan rastet e tyre të para me virus të premten.

Tashmë numri i vendeve të goditura nga COVID-19 ka arritur në rreth 60 në të gjithë botën


Shtuar 29.02.2020 18:47