Konkurrenti tentoi vetëvrasjen, Renato Mekolli merr veprimin ekstrem (VIDEO)
Sipas Syri.net, një konkurrent i "Hell's Kitchen Albania" ka tentuar prerjen e damarëve gjatë ditëve të fundit për shkak të presionit në emision.

Në një prononcim të mëvonshëm në media, Renato Mekolli që është drejtuesi i këtij emisioni nuk mohoi apo pohoi asgjë, por u mjaftua duke thënë se çfarë ka ndodhur do të zbulohet në javët e ardhshme.

Ndërkohë, kaq ka mjaftuar që ndaj tij të vërshojnë fyrje dhe sharje nga përdorues të Instagramit duke e detyruar atë që të bllokojë komentet poshtë fotove apo videove.

Mbetet për t'u parë se çfarë ka ndodhur realisht, por me këtë veprim, Renato ka zgjedhur të paktën tani për tani të gjejë qetësi nga komentuesit. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori