Ard
Daullxhiu i Durrësit publikoi një video duke qarë gjatë ditës së djeshme ku kërkonte falje për një skandal që sipas tij e kishin futur duke i bërë kurth.
Ai shihet në një video live me një vajzë shqiptare nga Greqia duke i shprehur dashurinë në një kohë që është i martuar dhe ka një fëmijë.
Vajza e ka thirrur vetë Ardin në live duke e provokuar me biseda erotike, pre e të cilit ai ka rënë.
"Vetëm se nuk flas dot kështu live se o zot çfarë të bëj unë ty. Unë dua lidhje serioze nuk dua sa për nesër. Të dua për fare", thotë ai live.
Videoja u publikua nga emisionin e Arian Çanit të premtën e shkuar.
Ardi ka publikuar dje një tjetër video sot ku kërkon falje për veprimin e tij.
Në video ai dëgjohet duke thënë: Ajo thjesht ka qenë një kurth dhe nuk e di se si i ka thënë ato fjalë. Tani e kanë marrë vesh të gjithë, si do dal në durrës.
Shtuar më 28/05/2018,
ora 09:34