Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold
Schwarzenegger është vaksinuar kundër Covid-19. 73-vjeçari postoi një
video në rrjete sociale duke marrën dozën e parë në Dodger Stadium në Los Anxheles, i kthyer në një qendër vaksinimi.
“Sot ishte një ditë e mirë. Kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në një rresht. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të bërë
vaksinën tuaj. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh”, u shpreh
aktori.
Schwarzenegger i bashkohet listës së të famshmëve mbi 65-vjeç që kanë bërë
vaksinën, duke përfshirë Judi Dench, Martha Steëart dhe kohët e fundit, Steve Martin.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 11:55