Kosova ecën drejt thyerjeve
Albeu.com
Nga aspekti i Beogradit, negociatat e Brukselit janë pjesë e një politike të jashtme konsistente që, në kushte krejtësisht të pavolitshme për të (shpallja e pavarësisë së Kosovës e sponsorizuar nga fuqitë perëndimore), ka mbajtur të hapur frontin e Kosovës, duke shënuar njëkohësisht përparim në marrëdhënie me Brukselin. krejtësisht të pavolitshme për të (shpallja e pavarësisë së Kosovës e sponsorizuar nga fuqitë perëndimore), ka mbajtur të hapur frontin e Kosovës, duke shënuar njëkohësisht përparim në marrëdhënie me Brukselin. Beogradit i është bërë e ditur, me gjysmë zëri nga disa shtete Perëndimore, se do të vijë dita kur duhet të zgjedhë mes Brukselit e Kosovës dhe përgjigjja e tyre ka qenë se do të kenë një politikë, ku nuk do ta ndajnë Kosovën prej Brukselit, si objektiva të tyre. “Edhe Kosova, edhe integrimet”, është një qëndrim i Beogradit zyrtar, i cili nuk po shkon nga dobësimi, por po shkon nga riinterpretimi.

Pas çlirimit të Kosovës nga ana e NATO-s, Milosheviqi ndërtoi politikën e kontestimit të Kosovës si entitet të mëvetësishëm dhe të kontrollit të një pjese të territorit me “institucione paralele”, pasi humbi kontrollin mbi tërësinë e territorit kosovar, kontroll të ndërtuar me dhunë. Kjo politikë nuk ka ndryshuar me forcat që erdhën pas Milosheviqit. Koshtunica, Gjingjiqi dhe së fundi Tadiqi, kanë mbajtur politikën e njëjtë (ndonëse me retorikë tjetër) të kontestimit të mëvetësisë kosovare dhe të integritetit të saj tokësor, nëpërmjet institucioneve paralele.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe e vetëdijshme se do të ishte joreale të priste që SHBA-ja dhe vendet e tjera të mëdha (e të vogla) të zhbënin njohjen e tyre të shtetit të pavarur të Kosovës, e kalibruan politikën e ndërtuar në periudhën menjëherë pas vitit 1999. Nga njëra anë mbajtën ende të fortë pozicionin e kontestimit të mëvetësisë së Kosovës, në aspektin ndërkombëtar dhe atë të kontrollit të territorit, e nga ana tjetër ndërtuan një pozicion diplomatik të “njohjes së ndërsjellë të realiteteve”. Kjo maksimë, përafërsisht thotë se është realitet shpallja e pavarësisë së Kosovës, por po ashtu është realitet fakti se autoritetet e Prishtinës nuk kontrollojnë tërë territorin e vendit. Dhe jo vetëm në Veri: kudo në Kosovë ku ka serbë me një prani më të madhe se simbolike, ka edhe prani të institucioneve paralele.
“Njohja e realiteteve” është jo vetëm përgjigjja ndaj formulimit politik kosovar (“Beogradi duhet ta njohë realitetin e Kosovës së pavarur”), por edhe platformë negociatore.

ǒështë e vërteta, qe një platformë negociatore konsistente prej çlirimit të Kosovës e këtej, mbrapa së cilës do të ishte një maksimë: për çdo gjë në Kosovë duhet të pyetet Beogradi. Për dallim prej Milosheviqit, që thoshte se duhet të pyetet vetëm Beogradi, pushteti i tanishëm thotë, edhe Beogradi. Këtë platformë Serbia e testoi me gjashtë pikat e Ban Ki-Moonit. Kryeministri i atëhershëm i Kosovës (që është i tanishmi) së bashku me Presidentin dhe ministrin e atëhershëm të Jashtëm e pranuan; tash është vetëm vazhdimi.
Dhe kjo gjë shihet edhe në pikat, në dukje të parë krejtësisht jokontestuese, çfarë do të ishte çështja e librave kadastralë. Beogradi i mori librat kadastralë të Kosovës me t’u larguar nga Kosova më 1999 (disa javë më herët mori kufomat e shqiptarëve që i kishte vrarë dhe i varrosi në varreza masive(edhe kjo çështje e tanishme e negociatave) dhe rezistoi gjatë 12 vjetëve të kaluar thirrjeve të zbehta ndërkombëtare që t’i kthejë ato. Tash, tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pranon që këta libra të vjedhur t’i kthejë, por jo si një akt i njëanshëm. Vendosi që këtë gjë ta bëjë në një proces negociator, në të cilin , edhe po të pranojë t’i kthejë këta libra pa kushte, do të ketë dy fitore të mëdha. Një, natyrisht, do të jetë pala konstruktive, e cila do duhej shpërblyer nga Brukseli e ndoshta edhe me ndonjë koncesion nga Prishtina. Dhe dy, ç’është shumë më me rëndësi, çështja e librave kadastralë të Kosovës,(si çdo gjë tjetër) do të vihet edhe formalisht në tryezën ku duhet të vendosë edhe Beogradi. Në tryezë të bisedimeve nuk do të shtrohet fare fakti se Serbia nuk ka pse të negociojë për libra të vjedhur- ata do të duhej t’i kishte kthyer kaherë- e as , më me rëndësi, se rendi i vet juridik ende e trajton si të drejtë që gjykatat paralele të vendosura në Serbi, ende të operojnë me libra kadastralë të Kosovës. Kjo do të lihet për më vonë – së pari duhen zgjidhur çështje që mund të zgjidhen, do të përgjigjet ndërmjetësi.

7.
Kodifikimi i “zgjidhjeve të veçanta” veç e veç mund të çojë tek një zgjidhje e veçantë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo zgjidhje e veçantë, që në të kaluarën quhej status i veçantë edhe në një prononcim të Kryeministrit në mandatin e kaluar, nuk do të ndërtohet nga një parim “prej së larti”, d.m.th si pjesë e një negociate, e cila pasi që i ka vendosur parimet udhëheqëse, kornizën etj., vendos që për një a interes tjetër, brenda kushteve të saktësuara kohore dhe hapësinore, të bëhet suspendimi i përkohshëm i rendit juridik. Në vend të kësaj qasjeje, gjasat më të mëdha janë për një ndërtim “nga poshtë”, d.m.th i vendosjes së një “statusi special” në bazë të precedencave juridike të arritura në procesin negociator.
Kështu, ai që quhej “dialog teknik mes dy shteteve”, është në fakt negociatë politike, njëri prej objektivave të së cilës është, që me pëlqimin e Kosovës zyrtare, të vendoset suspendimi legjitim i rendit juridik në një pjesë të Kosovës apo për një pjesë të qytetarëve të saj, dhe vendosja e një rendi tjetër juridik, si produkt i një marrëveshjeje politike dhe i varur nga ajo marrëveshje politike.
Në vend të gjendjes së tanishme të tolerimit të heshtur të rendeve të ndryshme juridike në territorin e vendit, procesi negociator i Brukselit mund të prodhojë legalizimin e dy rendeve juridike në Kosovë, me pëlqimin e Kosovës zyrtare, dhe ç’është me rëndësi për Prishtinën zyrtare, duke ia respektuar formalisht “vijat e kuqe”.
Produkti final mund të jetë fare lehtë shndërrimi i gjendjes së tanishme të jofunksionalitetit shtetëror, të ndarjes faktike të saj, në një gjendje të përhershme negociate në trekëndëshin Prishtinë-Beograd-Bruksel, ku Beogradi duhet ta luajë rolin e bashkëqeverisësit.
Për Brukselin zyrtar ky do të ishte një lehtësim. Misioni i tij EULEX-i, sikundër UNMIK-u, kishte rol vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë- të një ligji. Pas tre vjetësh EULEX-i kishte po atë rezultat si UNMIK-u dhe do të mund të ishte po aq efikas si UNMIK-u edhe në këtë dhjetëvjetësh. EULEX-i tash mund të shkarkojë të gjitha çështjet diskutabile të vendosjes së rendit dhe ligjit: Veriu nuk është detyrë e tij, është detyrë e negociatorëve.

8.
Kështu, politika e Beogradit e konfrontimit të butë (“konstruktiv”) me BE-në po shpaguhet. Edhe pas mendimit të GJND-së , të 22 korrikut të vitit të kaluar, në vend se të ndërrohen rolet dhe të forcohet pozicioni i Kosovës, ai ka shkuar duke u dobësuar. Në vend të ofensivës prokosovare në OKB, u shënua ofensiva antikosovare e Serbisë, e cila mbërriti marrëveshjen Serbi-BE, për bisedime të pastrukturuara “Prishtinë-Beograd”. Prej atij momenti, Kosova ka shënuar rrëshqitjen më të madhe të mundshme në pozicionin e vet negociator: Presidenti i vendit dha dorëheqje si shkelës i Kushtetutës, u organizuan zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që me çrregullimet e shënuara, gjithandej dëmtuan rëndë legjitimitetin e institucioneve të dala nga to, raporti i Dick Martyt dhe shkrimet në mediat serioze Perëndimore, e cilësuan Kryeministrin e Kosovës si kryesues të një organizate kriminale, u bë zgjedhja e Presidentit të Kosovës në rrethana të kontestueshme, u bë zgjedhja e një qeverie që përfaqëson pakicën e elektoratit shqiptar. Në botë, perceptimi për Kosovën është ai i dy udhëheqësve të saj: Kryeministrit të akuzuar (me apo pa të drejtë) për veprimtari sistematike kriminale dhe Presidentit kundërthënës (thënë së buti) me imazh prej oligarku rus.
Pozicioni negociator i Kosovës, i ndërtuar 20 vjet, ishte ai i një populli të viktimizuar, i cili aspiron lirinë dhe identitetin e vet evropian. Brenda më pak se një viti, pozicioni negociator i Kosovës është ai i një vendi problematik, i cili do të marrë pjesë në çfarëdo negociate për të dëshmuar se është vend “kooperativ”. Parë kështu, Kosova po negocion për të dëshmuar se Thaçi nuk është maja e kupolës së krimit dhe Pacolli, oligark rus. Apo ndoshta ky është teprim, ndoshta Kosova po negocion sepse në nivelin zyrtar nuk mund të ndërtojë, as intelektualisht e as politikisht, një kornizë të interesave të veta që do t’ia paraqiste Brukselit, për bisedime, gjithsesi të nevojshme me Serbinë?
Sidoqoftë, në kushtet e tanishme procesi i negociatave do të thellojë diskrepancën mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht, edhe po të mos prodhohet më shumë sesa ka ndodhur më 8 mars, Beogradi do të cilësohet në fund të këtij viti si palë konstruktive. Nëse ka avancime në marrëveshje, me konceptin e zgjidhjeve të veçanta, mes Serbisë e Kosovës do të thellohet hendeku i funksionalitetit: “zgjidhjet e veçanta” do të zbatohen në Kosovë, jo në territorin e Serbisë; zgjidhjet e veçanta do t’ia marrin një pjesë të madhe të energjisë Prishtinës zyrtare, për Beogradin do të jenë çështje të dorës së dytë a të tretë. Nëse vendoset “Kodi i Zgjidhjeve të Veçanta”, gjegjësisht “statusi i veçantë”, atëherë ai do të jetë i rëndësishëm për Serbinë deri në fund të këtij dhjetëvjetëshi. Kur të gjendet para dyerve të anëtarësimit në BE, Serbia mund të eskivojë pyetjen rreth njohjes së Kosovës si shtet, me tërë pakon e zgjidhjeve të veçanta, d.m.th mund të thotë se do ta njohë Kosovën, po qe se mbërrihet zgjidhja përfundimtare për “statusin e veçantë”. Kështu, Serbia do të ketë fituar në betejën për ta mbajtur të papërfunduar shtetësinë e Kosovës, gjegjësisht duke e mbajtur të hapur statusin e vendit. Dhe, njëkohësisht, do të fitojë në dilemën “O Evropa, o Kosova”. Do të mund të jetë anëtar i BE-së pa e njohur Republikën e Kosovës, do t’i mjaftojë ta njohë kushtimisht rezultatin e bisedimeve të ardhshme me Kosovën.
Thellimi i dallimit mes Kosovës dhe Serbisë me negociatat e Brukselit ka hyrë në shpejtësi më të madhe. Prania e Beogradit në Bruksel është pjesë e obligimeve të veta integruese për fqinjësi të mirë. Prania e Prishtinës në Bruksel është pjesë e obligimeve personale të Prishtinës zyrtare ndaj protektorëve ndërkombëtarë. Prishtina, në këtë proces negociator, hyn pa pasur marrëdhënie kontraktuale integruese me Bashkimin Evropian, nëse i krijon këto marrëdhënie brenda këtij dhjetëvjetëshi, atëherë do të jetë së paku 10-15 vjet larg të gjithë fqinjëve të vet në integrime evropiane. Në një skenar gjysmë realist dhe gjysmë pesimist, Kosova do të nënshkruajë disi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit kur Serbia të jetë me një këmbë në BE. Ndoshta me të dyja.
Brenda këtyre dhjetë vjetëve të ardhshëm, Serbia mund të ndërtojë, siç ka dhënë shenja, edhe një politikë të ndryshme prej asaj të ndarjeve territoriale. Në vend të projeksioneve të “bashkimit të territoreve serbe”, Serbia mund të ndërtojë një politikë shumë më të favorshme, e ajo është kontrollimi i shteteve, apo mbajtja e dobët e shteteve nëpërmjet të “territoreve të veta”. Kështu , Republika Serbe e Bosnjës apo veriu i Kosovës, nuk janë më të nevojshëm si kërcënim ndarje, janë të nevojshëm për të mbajtur në gjendje kontrolli, gjendje funksionaliteti të dobët shtetet, si Bosnja e Kosova. Dhe natyrisht, tregjet e tyre për produktet e kapitalin serb.

9.
Më 8 mars vendi ndërmori një hap që është vështirë i riparueshëm. Kosova tashmë është e zënë mes dy pozicioneve, ku do të dëmtohet interesi i saj. Dëmtimi i parë do të jetë vazhdimi i procesit të këtillë negociator, me të gjitha këto që u përshkruan më lart. Por, dëmtimi i dytë është pamundësia e Kosovës, në kushtet e tanishme, të tërhiqet prej procesit negociator. Këtë hap normal në marrëdhëniet ndërkombëtare do të mund ta bënte vetëm një udhëheqje që mund ta shikojë Evropën në sy dhe të thotë se po i mbron interesat e veta shtetërore. Në kushtet kur pothuajse e vetmja gjë që po përpiqet të mbrohet është imazhi i katandisur i udhëheqësve të Kosovës, tërheqja nga procesi negociator do të thoshte dëshmi e mëtejme e joseriozitetit të këtij vendi.
Pra, i dëmtuar nëse e vazhdon dhe i dëmtuar nëse e ndërpret, vendi ka vetëm një opsion, përpjekjen për ndërtimin e një konsensusi. Pas thyerjeve të procesit zgjedhor, zgjedhjes së Presidentit dhe formimit të qeverisë së pakicës shqiptare, shkuarjes në negociata pa konsensus, është pak e besueshme që konsensusi do të mund të ndërtohet në rrethanat e tanishme.
Në mungesë të tij, Kosova po shkon në një garë të shpejtuar të thyerjeve. Ose të atyre që rrjedhin nga procesi negociator ose të atyre të tjerave që rrjedhin nga sundimi i pakicës. E, bën edhe të dyjave së bashku.
Shtuar më 17/03/2011, ora 20:16
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori