Rejtingu si opium i mediave dhe popullit!
Albeu.com
Jeta e një studenti... hmmm brengosje për orët ne fakultet dhe ndërkohë do të dijë se çka ka ndodhur në vendin ku jeton dhe ku mendon të punojë, shfleton ndonjë gazetë ditore dhe diku atje sheh nje titull provokativ i cili i kushtohet sondazheve për partitë politike në vend. Mendohet një herë, ndoshta edhe për së dyti, për të kuptuar çka është duke ndodhur me këtë dreq politikë.
I lodhur prej problemeve dhe ankesave të njerëzve për standardin e ulët, për çmimet e larta, për mungesë të sigurisë dhe së fundmi se dikush ankohet se në qendër të Shkupit duhet ti ndreqen 2 buste patriotëve shqiptarë, përderisa ato patriotët me nacionalitet si marmallada janë gjithkund, ndoshta më shumë se popullatë në qendër të Shkupit!
I lodhur nga ajo agonia që e mban lidhur se pa fakultet do të jetë thjesht një puntor krahu, apo në rast tjetër si do paguaj shkollimin dhe ku do të gjejë gjithë ato të holla për të investuar në shkollim, prej të cilit ndoshta do të punësohesh. Por, edhe punësimi bëhet me 2 kritere: të kesh shok dikënd që punon në institucionin përkatës, apo ndonjë që ka para dhe do të huazojë një shumë të konsiderueshme për ta paguar vendin e punës. Po, po mirë lexuat- të paguash një shumë të cilën mund ta shlyesh për një periudhë ndoshta 2-3 vite të kaluar në punë!
Lajmet japin Alarm, gazetat risin fontin e shkronjave për një temë- Rejtingu i partive politike!
Unë me shumë kërshëri ndjek sekondat për të marrë vesh se si e kanë vlerësuar këtë gjendje, ato që gjithmonë dalin në pah për anketa dhe për zgjedhje. Dosido për këto është populli...
Alsat-M bën alarm fillestar me lajme të ''freskëta'' që regjenerohen në muaj me numra të rinj, me numra të përafërt...
Mbështetja te partitë në pushtet qëndron e njejtë, kurse përqindja e dëshirës së popullit për zgjedhje të reja-të parakohshme është 43%. Absurde!
Të them të drejtën, ky popull më habit, sa i ndërlikuar që është...!
Krejt numrat, faktorët, punët, opinionet dhe ato(populli) thuan se kjo qeveri duhet të marrë arratinë kurse në anën tjetër mbështetin këto politika.
Në një reth më të gjërë, kur e hap temën e partive politike dikush mund edhe të të injorojë, apo ndoshta të ta thotë troç- Ndal,për politikën.
Aktiviteti i vetëm i kësaj qeverie është... të presë rezultatet e ardhshme të rejtingjeve.
Problem i madh është atëherë kur një shoqëri e humb sensin për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur.
Sa keq është kur reciklojmë të njejtët njerëz dhe të njejtët i bëjmë deputetë, drejtorë, ministra, bile edhe zëvendëskryeministra të cilat janë ndoshta emra të rinj por gjithë kjo është rezultat i tranzicionit të ideve, mendimeve dhe tranzicionit të kollareve të kuqe që ndonjëherë dinë të shëndrrohen në kukulla automatike për të votuar, ligje me shumicë!
Në praktikë 2+2 bëjnë 4, por mundet të dalë 7 apo 3, pse?
Sepse gjendja është për vlerësim afër minimales...gjendja është e trishtueshme, ku mjeku merr pagë qesharake, ku arsimtari nuk ka kushte për të punuar, administratori shtetëror nuk ka byro për të funksionuar dhe rri në shtëpi, ku studenti nuk ka mundësi për bursë shtetërore dhe është i detyruar të paguaj koston e studimit që është e barabartë me punë si kamarier për 12 muaj!
Si mundet ky popull të thotë se është i knaqur nga puna e partive në pushtet dhe të njejtave t'ju japë besimin në zgjedhje kur e dimë se si e kemi gjendjen?!
Me Rejtingje e kuptoj se popullit i duhet një shtytje drejt humnerës, pasi në atë rrugë jemi!
Partia shqiptare në pushtet mban një rejting konstant 10% sot e 2 vite të kaluara, duke e ditur shumë mirë se nuk ka bërë as edhe 10 reforma për të mirën e popullit që i delegon në parlament me 18 deputetë në tre cikluse zgjedhore...
Marramendës është edhe ndikimi i busteve të luanëve, busti i Çentos, bustet e patriotëve me prejardhje të dyshimtë, në rejtingun e VMRO-së.
Media, rrjetet sociale, forumet dhe web-faqet e ndryshme kanë forcë habitëse për të shpërndarë propoagandën politike, njëlloj sikur në 2002 që lufta e partive politike bëhej në shtyllat e ndriçimit publik ku vendoseshin flamujt e njërëparti politike kurse me vonë e partisë tjeter. Aktivistë kujdestarë ka edhe në Facebook, nëpër forume dhe nga ato që rrinë për komentet e lajmeve te portalet e ndryshme...fushë magnetike(politike).
Qeveritë përherë kanë nga një koment për gjithçka, edhe për këto opinione të popullit që në gjuhën e mediave moderne i quajmë rejtingje. Komenti i tyre për rejtingjet është ‘’Vazhdo me qethjen,derisa ka dele!".
Dikush na krenohet se qeveria paska ndarë 10 milion denarë për sheshin e çarshisë së vjetër të Shkupit- sheshi Skëndërbe. Po, po krenohen pasi nuk e dinë vlerën proporcionale e 10 milion denarëve me vlerën e projekteve të maqedonëve për patriotët (prap e them) e dyshimt...të mjerët,
Zoti i faltë se ''nuk dinë''.
Opozita duhet të jete ajo që do korigjojë, ndihmojë dhe do e rrëzojë këtë qeverisje nëse duhet, pse jo!
Opozita shqiptare në parlament është e fuqishme edhe pse janë 4 deputetë, e bëjnë të veten.
Duhet një forcë, e madhe, e udhëhequr nga sektori publik, sektori privat, organizatat joqeveritare, partitë opozitare, studentët, sindikatat dhe gjithkush që ndjen si obligim për të ndihmuar gjeneratat e reja, të bëj detyrat e tyre, përditë, pa ndalur, për një jetë sa më të mirë...jemi në Europë por jetojm si me qenë jashtë saj!

Për së fundi APEL për ato që do i anketojnë për rejtingje, mendoni se rejtingu është shumë punë e ndërlikuar, ai dëmton shumë rëndë opinionin e lirë, e një qytetari të pa përcaktuar, edhe ashtu 50% në Maqedoni janë të pa përcaktuar...
Rruga e drejtë e demokracisë në Shqipëri nuk është duke shkuar ashtu si duhet, me festë- thotë i madhi Kadare, kurse Unë e huazoj këtë për Maqedoninë!
Shtuar më 30/09/2010, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori