Velierat dhe jahtet që "parkuan" këtë vit në brigjet e Sarandës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Gjatë kësaj vere në qytetin e Sarandës është rritur numri velierave dhe jahtet me turistë të huaj të cilët kanë preferuar të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. Në ndryshim nga viti i kaluar ku u numëruan 150 mjete lundruese turistike, këtë vit ky numër ka arritur në 330.

Në masën dërmuese, velierat dhe skafet qe kanë prekur brigjet e Sarandës, vijnë nga brigjet italiane por jo vetëm. Mendohet se ky fluks turistësh, që vijnë në Sarandë me veliera e skafe, ka ardhur pas eksplorimit të kryer prej tyre apo nga miq të tyre.

Mes vizitorëve speciale të Sarandes ka qenë edhe vajza e miliarderit rus Dimitri Rybolovlev e cila zgjodhi Sarandën për të festuar 25-vjetorin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori