Shqipëria, sekreti më i madh i Evropës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Nga Nate Robert

- Mund të kuptohet diaspora shqiptare në rritje dhe milionat që largohen nga vendi i premtuar. Ekonomia është e vështirë, rrogat të krahasueshme me ato të botës së tretë dhe papunësia jashtë kontrollit. Kuptohet përse kaq shumë shqiptarë kanë zgjedhur të mos presin më për kthimin e baticës. Por nëse flasim për turistë, ata vijnë këtu tufa-tufa, sepse Shqipëria është e mrekullueshme.

Të ulesh në ujërat e kristaltë të Himarës ku dielli shkëlqen pranë kodrave e maleve spektakolare, është destinacioni i përkryer. E di se mund të ulem në çfarëdo restoranti dhe të kërkoj “atë që ka lokali” e shoqëruar me pamjet e mrekullueshme, buzëqeshjet, dhe çfarëdo që mund të duash për të pirë. Shpeshherë një vend i tillë duket si një përrallë.

Në një bar pranë bregut të detit një turist gjerman (pas disa gotash raki) po më shpjegonte diçka që nuk arrija ta kuptoja. Por pas gotave të rakisë asnjë prej nesh nuk ishte mjaft i qartë. Ishin të gjithë pjesë e një grupi në rritje turistësh që kishim bërë zgjedhjen inteligjente të vinim pa ndihmën e ndonjë agjencie. Bukuria këtu është natyrale, dhe mbetet pak kohë për ta parë në këtë gjendje ‘të mëparshme’, pasi zhvillimi do të bëjë punën e tij.

Numri i turistëve është rritur që prej vitit të kaluar në Butrint, qytezën e murosur greko-romane në cepin jugor të vendit, me amfiteatrin e gurtë dhe kolonat mes një bimësisë së dendur. Të tjera rrënoja po dalin në pah prej gërrmimeve dhe të gjitha këto pranë një prej plazheve më të bukura në Evropë.

Gjithnjë e më shumë mjete detare turistike ankorohen në postin e Sarandës, qyteti jugor që të kujton një Majemi në miniaturë.

Edhe Papa Françesku erdhi në Tiranë me makinën e tij. Ndoshta edhe ai e ka dëgjuar se në restorantet e qytetit gjithnjë e më kozmopolitan një gjysmë litri verë e mirë kushton vetëm 2 euro. Bota e darkimit në Tiranë po zgjerohet në të gjitha stilet, dhe jo vetëm me byreket 35-lekësh apo kafen ekspres 60 lekë. Në disa restorante mund të darkosh krah për krah me politikanë, ku një shishe verë mund të kushtojë edhe 380 dollarë. Dhe mos prisni të habiteni në stilet e huaja të kuzhinës, por me ushqimet tradicionale shqiptare, pasi këta njerëz e dinë sesi hahet apo pihet.

Edhe pas modernizimit të Tiranës, kryeqyteti mbetet autentikisht shqiptar. Në rrugë mund të blesh pulë të pjekur për rreth 2 euro apo gjysmë litri birrë vendore për 1 dollar. Por kontrastet dallohen qartë në mikrobotën e qytetit, me shtëpitë e vjetra dhe pallatet komunizmit përkrah ndërtesave të larta moderne. Tirana po zhvillohet dhe po nis të duket si një prej vendeve emocionuese të Ballkanit.

Por Shqipëria ka kaq shumë vende për të vizituar. Përveç plazheve të Dhermiut, Himarës e Ksamilit, në vendet me trashëgimi botërore të UNESKO-s listohen dhe Berati e Gjirokastra. Ka aq shumë kështjella dhe fshatra malore ku koha duket sikur ka ndaluar.

Bashkëveprimi me vendasit të kujton se ky nuk është vend si të tjerët. Një vend ku feja kryesore është myslimane, Papa vendosi se është bukur të vish, për të përgëzuar turmat. Duke pritur për Papa Françeskun shihja një vendas që po tërhiqte një valixhe të madhe deri te pika e ndalimit të kalimit. Por policja me taka të larta të larta i shpjegoi se kjo ishte rruga ku do të kalonte Papa dhe se valixhja nuk mund të lejohej.

Kjo është Shqipëria, aty ku askush nuk debaton shumë për çështje fetare, pasi siç u përpoq të më shpjegonte një person “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Megjithë modernizimin, kjo është një tokë e lashtë, nga shumë më herët sesa feja e organizuar.

E bukura është se kur vjen për të vizituar Shqipërinë ti pranohesh në familjen e madhe që janë shqiptarët.

Por edhe këtu kohët po ndryshojnë. Ngadalë për momentin. New York Times kohët e fundit cilësoi bregdetin shqiptar si i katërti në botë për t’u vizituar dhe fjala përhapet shpejt. Por për momentin Shqipëria mbetet parajsa e fundit e Evropës kontinentale.

*Autori është bloger shumë i njohur që shkruan për vendet që viziton. Blogu i tij është “Yomadic”
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori