Shqipëria mes destinacioneve turistike të së ardhmes
Shumë shpejt qytete si Parisi apo Nju Jorku mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqinj.Për këtë arsye, të apasionuarit e udhëtimeve po shikojnë destinacione të reja, më pak të njohura por me potenciale të mëdha.

Prestigjozja Business Insider ka përpiluar një listë me disa vende që kanë potenciale të mëdha për udhëtime, mes të cilave ndodhet edhe Shqipëria.

Në këtë studim janë krahasuar të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për çdo vend dhe kontributin që pritet të japë sektori i turizmit në periudhën 2014-2024. Në këtë listë, Shqipëria renditet në vendin e 42-të. Sipas artikullit, kur Shqipëria u “çlirua” nga komunizmi ishte plotësisht e papërgatitur për të pritur turistë. Por tani, rreth 20 vite më vonë, Alpet e Shqipërisë, kështjellat apo kalatë e shumta dhe bregdeti thuajse i paprekur e bëjnë Shqipërinë ndër destinacionet kryesore në rrjetin europian të udhëtimeve. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori