Prestigjozja franceze L'Express: Shqipëria, "perla e re e Ballkanit"
Prestigjozja franceze "L'Express" përfshin Shqipërinë në Top 15 destinacionet kryesore turistike për vitin 2015">2015.


Shkrimi kushtuar destinacioneve turistike për këtë sezon veror, e përshkruan Shqipërinë me plazhe të bukura si në fqinjin tonë jugor, Greqi, vend me liqene dhe male si Zvicër, fshatra të futur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, shkruan ndër të tjera francezja për Shqipërinë, transmeton Portali Albeu.

Duke theksuar se historia shqiptare është mjaft interesante, revista shton me tej se riviera e mrekullueshme, çmimet e favorshme, hotelet mikpritëse janë arsye shumë e mirë që turistët t'i drejtohen vendit tonë për të kaluar këtu pushimet e tyre.

Lista e destinacioneve për revistën, fillon me Polinezinë, Japoninë, e treta është Shqipëria, e cila ndiqet nga Irlanda, Spanja e vende të tjera.

Lajmi është bërë publik nga vetë kryeministri Edi Rama, në profilin e tij në Facebook.

"Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet 'Perla e re e Ballkanit' dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015">2015 nga revista prestigjoze franceze L'Express", shkruan kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori