30 foto nga Stambolli që të lenë pa fjalë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul, është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend.

Me një popullsi prej rreth 14,1 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë.

Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizantion, quajtur kështu nga Byzas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 pes. Është ndërtuar në të dy anët e Golden Horn (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin të Zi (turq. Karadeniz) në veri deri në Detin e Marmarasë në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi.

Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq.Eminonu dhe Fatih), zona e Beyoglu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Scutari (turq. Uskudar) së bashku me periferinë tjerë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.

Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme: Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e saj Perandorisë Bizantine (324-1453), Perandorisë jetëshkurtër Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453-1922).

Si kryeqytet i Perandorisë Bizantine ishte qendra e elementit grek për më shumë se një mijë vjet. Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO.

Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofja (tur.Ayasofya Camii) pallati Topkapi, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).

Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi, Istanbul University.

foto-galerinë e mësipërme Portali Albeu ju sjell 30 foto nga Stambolli, të cilat të lenë pa fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2016, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".