Kjo
teknologji shërbehet me energjinë e avancuar të ultrazërit, e cila nxeh dhe shkatërron
disa qeliza të
kancerit përnjëherësh, dhe me këtë rast nuk dëmton indin e shëndetshëm që i rrethon ato.
Inovacioni më i ri në fushën e shërimit të
kancerit është operacioni joinvaziv i cili “shkrin” tumoret, pohon kompania Cancer Research Technology. Kjo
teknologji në Evropë shfrytëzohet pesë vitet e fundit në shërimin eksperimental testues të
kancerit të zorrës së trashë, dhe punon ashtu që sonda rektale e cila futet në zorrë prodhon valë ultrazëri me intensitet të lartë të cilat shkatërrojnë vetëm
qelizat e
kancerit, ndërsa indin e shëndoshë e lë të paprekur, shkruan “The Huffington Post”. Rrezet me cak të caktuar i ngrohin
qelizat e
kancerit në 100 gradë celsius dhe i shkatërrojnë. Trajtimi zgjat rreth 3 orë dhe kryhet nën anestezion lokal.
Kjo
teknologji punon ashtu që shënjon si cak
disa qeliza të
kancerit përnjëherësh, ndërsa manipulohet përmes 3D-së. Rezultati është i menjëhershëm dhe zvogëlon efektet e padëshirueshme. Prototipi i pajisjes do të jetë i gatshëm në afat prej një viti.
Shtuar më 02/02/2012,
ora 11:55