Zetabajtet, njesia me e madhe matese digjitale
Albeu.com
Madhësia e “universit digjital” do të mbufatet aq shpejt këtë vit sa një njësi e re matëse – zetabajt – është shpikur për ta matur atë. Prodhimi digjital total aktual i njerëzimit qëndron te 8,000,000 petabajtë – secili ...
... përfaqëson një milion gigabajt – por pritet t’i kalojë 1.2 zetabajtët këtë vit.

Një zetabajt është e barabartë me një milion petabajt, ose 1,000,000,000,000,000,000,000 bajtë individualë.

Madhësia aktuale e përmbajtjes së botës digjitale është e barasvlershme me gjithë informacionin që mund të ruhet në 75 miliardë iPad të Apple, apo sasia që do të prodhohej nëse çdokush në botë do të postonte mesazhe në faqen e mikroditarit Twitter vazhdimisht për një shekull.

Rritja e shpejtë e “universit digjital” është shkaktuar nga shpërthimi i rrjeteve shoqërore, videot në linjë, fotografia digjitale dhe telefonat mobilë.

Rreth 70 për qind e përmbajtjes digjitale të botës është prodhuar nga individët, por është ruajtur nga kompanitë që e ndajnë në linjë si Flickr dhe YouTube.

Grafikët e fundit u publikuan në studimin vjetor të prodhimit digjital botëror nga IDC, firmë konsultuese teknologjie.

Studimi i parë, i cili u krye në 2007, përllogariti se universi digjital ishte i barabartë me 161,000 petabajtë.

Adrian MacDonald, zëvendës president i EMC, firma TI që sponsorizoi studimin, tha: “Ka pasur një rritje vigane në llojin e medias që përbën universin digjital.

“Një rritje kolosale në videon dhe fotografinë digjitale – në të shkuarën njerëzit bënin vetëm një fotografi, tani ata nxjerrin 20 foto dhe në vend të ruajnë vetëm njërën, njerëzit i ruajnë të njëzeta. Dhe është edhe fakti se numri i pajisjeve ku informacioni mund të prodhohet dhe ruhet është rritur gjithashtu.”

Si rezultat universi digjital parashikohet të zgjerohet me një faktor 44 fish në dekadën e ardhshme, sipas studimit.
Shtuar më 05/05/2010, ora 09:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori