YouTube mundëson shikimin e videove me rezolucion 8K (VIDEO)
Rezolucioni 4K mund të konsiderohet si standardi i ri për shikimin e videove. Nga fundi i muajit mars, YouTube mundësoi shikimin e videove me rezolucion 4K. Në atë kohë vetëm gjashtë video të realizuara nga stafi i YouTube-it kishin këtë rezolucion.

Tani kompania ka vendosur të mbështesë videot me rezolucion 8K apo 7680 x 4320 pikselë me shpejtësi 30 pamje në sekondë. Kompania shprehet se videot 8K në fakt janë mbështetur që në vitin 2010, edhe pse tani kanë filluar të ofrojnë këtë opsion tek videot në YouTube, shkruan krokodili.com.

Aktualisht vetëm një video në YouTube mbështet këtë rezolucion. Videoja që demonstron rezolucion 8K është quajtur “Ghost Towns” dhe është regjistruar me kamerë RED Epic Dragon 6K duke përdorur edhe efektet e Adobe më pas. Ju mund të shihni videon me rezolucion 8K më poshtë.
Shtuar më 11/06/2015, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori