YouTube kategorizon videot gazmore
YouTube ka ndërtuar një rrugë automatike për përcaktimin e videove gazmore edhe pse kompania mendon se humori është subjektiv që do të thotë se jo për të gjithë diçka është gazmore.

Kategorizimi i video do të bëhet duke u bazuar te titulli i videos së ngarkuar si edhe nga komentet por edhe nga votimi i vizitorëve.

Një plan të tillë YouTube ndoqi më parë për kategorizimin e këngëve e cila u quajt 'YouTube Music Slam', ndërsa tani i ka ardhur radha edhe videove gazmore, kategorizimi i cili do të quhet ‘Comedy Slam’.

Në këtë mënyrë shikuesit do të zjgedhin se cila video është më gazmore.

Video komike janë ato që marrin edhe më shumë shikime në YouTube dhe kategorizimi vjen edhe për të thjeshtësuar kërkimin e videove për të qeshur. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori